Një tërmet i fortë me magnitudë 5.3 ka rënë mëngjesin e sotëm në veri të Malit të Zi. Raportohet se tërmeti ka qenë më thellësi 5 km dhe ka zgjatur për disa sekonda. Lëkundjet kanë qenë aq të forta sa janë ndjerë në të gjithë pjesën veriore të Shqipërisë, por edhe në qytetin e Tiranës dhe Durrësit.
Nga raportimet paraprake nuk ka persona të plagosur në vendin fqinj ndërsa janë duke u verifikuar nëse ka dëme në ndërtesa dhe biznese.