Administrata Biden planifikon të shesë naftë nga Rezerva Strategjike e Naftës në një përpjekje për të ulur çmimet e karburantit përpara zgjedhjeve të Kongresit të muajit të ardhshëm.
Njoftimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden vjen si një kundërpërgjigje pas vendimit të OPEC+ për të shkurtuar prodhimin e naftës.
Administrata ka folur me kompanitë energjetike për blerjen e naftës deri në vitin 2025, pasi Biden në mars njoftoi shitjen më të madhe ndonjëherë, 180 milionë fuçi, nga maji deri në tetor. Rritja e çmimeve të naftës me pakicë ka ndihmuar në rritjen e inflacionit në nivelin më të lartë në dekada, duke paraqitur rrezik për Biden dhe aleatët e tij demokratë përpara zgjedhjeve afatmesme të 8 nëntorit, në të cilat ata po kërkojnë të mbajnë kontrollin e Kongresit.
Çmimet mesatare të benzinës në SHBA arritën rreth 3,89 dollarë rreth 20 cent më i lartë se një muaj më parë dhe 56 cent më i lartë se vitin e kaluar në këtë kohë. Çmimet e benzinës arritën një mesatare rekord mbi 5 dollarë amerikanë në qershor.
Administrata nuk ka hequr dorë nga një ndalim i mundshëm i eksporteve të benzinës dhe naftës, megjithëse kundërshtarët e shohin këtë lëvizje si përkeqësim të krizës energjetike të Evropës.