Serbia do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 17 dhjetor. Votuesit do të zgjedhin anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare me 250 vende. Krahas zgjedhjeve parlamentare do te mbahen edhe zgjedhje lokale në rreth 60 komuna.
Qeveria e Ana e Brnabic i dërgoi Presidentit Vuçiç propozimin e arsyetuar për shpërndarjen e Kuvendit Kombëtar dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare.
Në propozimin për shpërndarjen e parlamentit, ndër të tjera Brnabic thekson se kohët e fundit ka pasur kërkesa nga një pjesë e opinionit për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.