Një ditë pas ngjarjes në Tepelenë ku burri plagosi me thikë gruan dhe më pas veten, policia arrestoi autorin. 42-vjeçarit Lulzim Nanaj iu vunë prangat në ambientet e spitalit të Gjirokastrës ku ndodhet i shtruar pas plagëve që i shkaktoi vetes me mjetin prerës.
Ai e plagosi bashkëshorten Floreta Nanaj pas një sherri për përdorimin e një telefoni. 40-vjeçarja mori plagë në pjesën e veshkës dhe u transportua fillimisht në spitalin e Gjirokastrës. Ajo më pas u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar për shkak të gjendjes më të rëndë.