Ndonëse u njoftua një lëvizje e pjesshme e mjeteve në pikën kufitare të Kapshticës, policia greke ka njoftuar se do të mbetet në fuqi bllokimi i lëvizjes për dy ditë. Autoritetet kufitare bëjnë të ditur se duke nisur nga data 2 prill në orën 5 e 30 deri në datë 4 prill nuk do të jetë e lejuar lëvizja për shkak të grevës nga pala greke.
Mësohet se ka qenë presioni i sindikatave në shtetin fqinj që solli ndryshimin e vendimin për zbutjen e regjimit të lëvizjes ndonëse u njoftua se do të bëhej me orare të caktuara.