Një tjetër familje shqiptare është evakuuar nga Rripi i Gazës. Lajmi është dhënë nga autoritetet shqiptare.
Një çift dhe katër fëmijët e tyre gjenden në Egjipt dhe brenda 72 orësh do të nisen drejt Shqipërisë.
“Më në fund, Eiadi, gruaja e tij dhe katër fëmijët e tyre të mitur u larguan nga Gaza dhe do t’i bashkohen pjesës tjetër të familjes që kanë mbërritur në Shqipëri në fillim të këtij muaji”, njoftoi ministri i Jashtëm, Igli Hasani.
Operacioni i evakuuimit u arrit falë bashkëpunimit të diplomatëve shqiptarë me ministritë e Jashtme të Izraelit dhe Egjiptit.