Edhe pse e udhëhoqi Çekinë drejt kualifikimit, trajneri Jaroslav Silhavi ka vendosur që të japë dorëheqjen menjëherë pas kualifikimit në Europian. Kombëtarja çeke triumfoi me rezultatin 3-0 ndaj Moldavisë në shtëpi, duke siguruar një vend në kompeticion, në kuotën e 15 pikëve, po aq sa Shqipëria.
Kur Silhavi njoftoi vendimin, ngjalli shumë befasi. Por ai tha për mediat se vendimin e kishte marrë që para takimit, e nuk do të vazhdojë më. Në këto kualifikuese kritikat kanë qenë të shumta për kombëtaren çeke, ndërsa nga tetë takime fitoi vetëm 4.
Ndërkohë që përpara takimit decisiv, përfaqësuesja u përfshi nga një skandal. Tre lojtarë u përjashtuan Cufal, Brabec dhe Kuchta, pasi e kaluan natën e së shtunës në një klub nate.
E ardhmja e Silhavy u vu në dyshim pasi çekët u mundën në tetor nga Shqipëria në Tiranë 3-0. Federata Çeke e Futbollit nuk e shkarkoi teknikun, por ia ndryshoi kontratën deri më 30 nëntor, me opsionin për të vazhduar nëse çekët kualifikoheshin në Euro 2024.