7 persona janë vrarë dhe 30 të tjerë janë plagosur, pasi një makinë bombë shpërtheu në një treg në qytetin sirian Azaz në provincën veriore të Alepos.
Shpërthimi i makinës ndodhi teksa banorët po blinin ushqime për iftar për muajin e shenjtë të Ramazanit. Është e paqartë se kush e kreu sulmin në qytetin që drejtohet nga milicitë proturke që luftojnë presidentin sirian Bashar al-Assad.
Bombat që synojnë zonat e mbushura me njerëz nuk janë të rralla në rajonin kufitar veriperëndimor të Sirisë, duke përfshirë Azaz.
Në vitin 2017, më shumë se 40 njerëz u vranë kur një makinë bombë shpërtheu jashtë një gjykate të këtij qyteti.