Apeli i GJKKO-së ka ndryshuar masën e sigurisë për dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezi. Apeli ka vendosur që Malltezi nga ‘arrest në burg’, do ta vuajë dënimin e tij në ‘arrest shtëpie’. Jamarbër Malltezi është nën hetim për korrupsion pasiv dhe pastrim parash lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Apeli nuk e ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha i cili do të vijojë të jetë në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ dhe i duhet të paraqitet në Gjykatë hënën e parë dhe të hënën e tretë të çdo muaji dhe ndalim të udhëtimit jashtë Shqipërisë.
Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj tha se nuk do të lihet me kaq duke bërë të qartë se do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.
‘Ne do vijojmë betejën. Është një betejë e gjatë” tha Gjokutaj për gazetarët.