Kryeministri Rama u pyet sot në lidhje me kërkesën e opozitës për heqjen e mandatit të deputetes për Olta Xhaçkën, për shkak të konfliktit të interesit në lidhje me shpalljen e bashkëshortit të saj, si investitor strategjik.
“Unë besoj që është koha që, ka kohë që ka kaluar koha që ne dhe kur them ne flas për vete dhe pjesën tonë, jo për ju, dorëzohemi para faktit që vesi del me shpirtin dhe këta që merren me këto punë nuk do ndryshojnë kurrë për fat të keq. Ne jemi shumë mikpritës për çdo shenjë ndryshimi nga ana e tyre por këta nuk do ndryshojnë me sa duket kjo tërheqja zvarrë e kujtdo që i del para është një praktikë që nuk do ndryshojë. Zgjedhja jonë është e thjeshtë dhe rruga jonë e përcaktuar. Ose do bëjmë punët, patjetër të vetëdijshëm që nuk jemi perfekt, do bëjmë edhe gabime, ose do merremi me këta. Por unë e kam të qarë. Nuk shoh asnjë problem të natyrës së ngritur në këtë furtunë në gotë, unë personalisht, por megjithatë le ta gjykojnë institucionet” tha Rama.