Dy prokurorë britanikë kanë mbërritur në Shqipëri për t’u njohur me dosjen hetimore të vrasjes së Ardian Nikulajt më 19 prill.
Nisur nga fakti që të përfshirë në vrasje janë 4 britanike, ato do të njihen me provat që implikojnë personat e vënë nën akuzë të cilët janë ndaluar nga policia britanike.
Ato kanë zhvilluar takime me drejtues te prokurorisë së Lezhës dhe grupin hetimor në lidhje me këtë çështje. Mbërritja e tyre në Shqipëri ka ardhur me qëllim që të marrin çdo provë të mundshme për të vendosur më pas rreth ekstradimit të personave të arrestuar në Angli me kërkesë të prokurorisë së Lezhës. Seanca e radhës do të mbahet ditën e nesërme.
Të arrestuar janë Steven Hunt, 49 vjeç, Thomas Mithan, 35 vjeç, të dy nga Bristol, shqiptaro-britaniku Edmond Haxhia, 37 vjeç, nga Birmingham dhe Harriet Bridgeman nga Bristol. Ato u lanë në burg dhe pritet të dalin sërish para gjykatës këtë të premte. Porositësi i vrasjes së Ardian Nikulajt është Edmond Haxhia për motive gjakmarrjeje.