“Euromonitor International” publikoi listën e tij vjetore të 100 destinacioneve më të vizituara në botë për vitin 2023. Raporti krahasoi qytetet duke përdorur 55 cilësi në gjashtë kategori, duke përfshirë infrastrukturën e turizmit, shëndetin dhe sigurinë, qëndrueshmërinë, performancën turistike etj.
Analiza e “Euromonitor International” përfshiu gjithashtu një renditje të 10 qyteteve globale më të vizituara bazuar në numrin e mbërritjeve ndërkombëtare. “Udhëtimet ndërkombëtare kanë vazhduar shtyjnë një rimëkëmbje të fortë në 2023-shin me 38% rritje për sa i përket numrit të udhëtimeve, të parashikuara për të arritur në 1.3 miliardë deri në fund të vitit”, thuhet në raport.
New York ishte i vetmi destinacion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që hyri në listën e 10 më të mirëve të Euromonitor International. “Big Apple” regjistroi 11 milionë vizitorë, në rritje prej 24% nga 2022-shi. Stambolli ishte qyteti nr. 1 për ardhjet ndërkombëtare në vitin 2023. Sipas raportit, qyteti regjistroi 20.2 milionë vizitorë, në rritje prej 26% nga viti 2022.
Qendra historike e Stambollit është një zonë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ajo është shtëpia e disa ndërtesave dhe strukturave, të tilla si ‘Hagia Sophia’, ‘Pallati Topkapi’, ‘Muret e Kostandinopojës’ dhe më shumë. Sipas National Geographic, koha më e mirë për të vizituar Stambollin është në pranverë ose në vjeshtë, prill deri në maj dhe shtator.
Londra u rendit në vendin e dytë me 18.8 milionë ardhje ndërkombëtare në vitin 2023. Kryeqyteti i Anglisë regjistroi një rritje prej 17% krahasuar me vitin 2022. Në raport, Londra u theksua si me infrastrukturën më të mirë turistike në botë. Qyteti është më i vizituari në Europë dhe ka disa monumente, duke përfshirë Pallatin Buckingham, Syri i Londrës dhe Kulla e Londrës.