Këngëtari Yll Limani ka rrëfyer periudhën e vështirë gjatë dhe pas pandemisë Covid-19. Ai është shprehur në një intervistë se pyeste vazhdimisht veten “kush jam unë” në një kohë që gjithçka kishte ndaluar.
Limani shton se si një artist ai kishte mbetur pa projekte muzikore dhe filmime, dhe sipas tij iu duk sikur “vdiq” në pandemi dhe “u ringjall” pas saj.
“Jeta ime u nda para pandemisë dhe pas pandemisë. Unë “kam vdekur” në pandemi dhe u ringjalla pas saj. Ishte një periudhë thyerjeje! Ulesha në tavolinë dhe mendoja: Kush jam unë tani që nuk këndoj, nuk kam projekte, fitime, xhirime..
Megjithatë, ai dha edhe mesazhe pozitive, duke thënë se asnjëherë nuk ndihet i përmbushur nga paratë dhe postimet në rrjetet sociale, që i quan vetëm një shkëlqim i përkohshëm”, tha këngëtari.