Një grua është gjetur e pajetë në banesën e saj tek rruga e Kavajës, në Tiranë. Viktima është gjetur me plagë të shumta të shkaktuara nga goditjet me thikë.
E dyshuar për krimin është motra e saj, e cila u ndalua nga policia.
Trupi i pajetë u gjet këtë mëngjes, ndërsa ngjarja dyshohet se ka ndodhur në ortë e para të ditës. Policia ka shoqëruar dhe të afërm të tjerë për t’i marrë në pyetje.