Petrit Kuka, 52 vjeç, është vrarë sot me armë zjarri në fshatin Vig të Burrelit. Autori i vrasjes është 63-vjeçari Islam Meta.
Meta e njoftoi vetë policinë për vrasjen dhe pasi tregoi rrethanat e ngjarjes, kërkoi të vetëdorëzohej.
Vrasja ndodhi për shkak të një ngjarje që në vitin 2013, 11 vite më parë, kur viktima Petrit Kuka kishte plagosur vajzën e autorit, Islam Metës.
Mësohet se Kuka asokohe ka dashur të fejohet me vajzën e autorit por ky i fundit nuk ka pranuar, ndaj Kuka ka plagosur vajzën.
Në shenjë hakmarrje Meta vrau sot Petrit Kukën.