Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz. Një 70-vjçar ka qëlluar me armë zjarri Sh. H., rreth 55 vjeç duke e lënë të vdekur.
I plagosur ka mbetur nga të shtënat edhe B. K., rreth 50 vjeç. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
“Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.
Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.