Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Gjatë natës priten reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim dhe jugperëndim të vendit, gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit por me intensitet të ulët. Në Alpe dhe majat e maleve reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim nga juglindja me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë. Temperaturat parashikohen në zonat malore 1 deri 14°, në zonat e ulëta 4 deri 19°C dhe në zonat bregdetare 8 deri 20°C.