Shpresat e zbehta për titullin kampion të Real Madridit në La Liga, u shuan edhe më shumë nga humbja e rëndë me rezultatin 2-3, që pësoi në stadiumin “Santiago Bernabeu” kundër Villarreal.
“Los Blancos” e gjetën veten në avantazh në të 16 nga autogoli i Pau Torres.
Në të 39, nigeriani Çukueze shënoi golin e barazimit. Në nisje të pjesës së dytë, Vinicius solli sërish buzëqeshje në “Bernabeu”.
Miqtë nuk u dorëzuan, por me këmbënguljen e tyre gjetën golin e barazimit në të 70 me Morales. 10 minuta më pas, Çukueze befasoi vendasit dhe shënoi golin e fitores për Villarreal.
Me vetëm 10 ndeshje të mbetura në La Liga, Realit do t’i duhet të jetë perfekt dhe të shpresojë në dështimin e Barcelonës për titullin. Katalanasit janë 12 pikë përpara dhe kanë një ndeshje më pak, ndërsa presin Xhironën të hënën. Fitorja e çon Villarreal në vend të pestë në tabelë, katër pikë larg vendit të katërt.