Vjedhja e disa aparateve celularë në rrugën ‘Myslym Shyri’ më datë 9 shkurt të këtij viti si dhe vjedhja e argjendarisë pak ditë më parë në rrugën e Dibrës janë zbardhur nga policia. Në të dyja rastet ka qenë i njëjti autor që i ka kryer. Pas hetimeve dhe punës intensive komisariati nr.2 dhe nr.4 në kryeqytet kanë finalizuar operacionin ‘Golden hummer’ dhe është vënë në pranga 43-vjeçari Afrim Dulaj, banues në Tiranë.
Më datë 14 mars ky shtetas vodhi disa aksesorë floriri në një argjendari në rrugën e Dibrës, gjatë natës duke krijuar në të çarë në tarracën e dyqanit dhe u fut brenda. Nga pamjet e kamerave të sigurisë së argjendarisë, duket teksa hap tarracën e argjendarisë me sharrë dhe më pas kap me shkop bizhuteri të ndryshme.
Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë.