Dy të rinj janë arrestuar në Elbasan në tentativë për të trafikuar një kallashnikov dhe 114 fishekë drejt Maqedonisë së Veriut. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, dy të rinjtë 21 dhe 22 vjeç, janë rrethuar nga forcat Operacionale. Me kallashnikovë dhe armë në duar forcat Operacionale kanë rrethuar makinën tip ‘Audi’ të bardhë me të cilin po lëviznin të rinjtë dhe kanë bërë të mundur arrestimin e tyre.
Në makinë u është gjetur 1 armë zjarri kallashnikov dhe 114 fishekë luftarak që dyshohet se do i trafikonin drejt Maqedonisë së Veriut. Në pranga kanë rënë drejtuesi S. M., 21 vjeç, dhe pasagjeri A. M., 22 vjeç, të dy banues në Divjakë.