Një i ri ka mbetur i plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00, në fshatin Gjadërr të Lezhës. I plagosur është Dorian Gjini 24 vjeç, i cili ka marrë një plumb në këmbë. Gjini ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve autori i dyshuar është identifikuar si Gabriel Marku, i cili ka qëlluar në drejtim të 24 vjeçarit me armën tip pistoletë. Policia është duke punuar për kapjen e autorit.