Olsa Muhametit i është bërë një kamer e fshehtë nga dy vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj. Teksa po flisnin për familjen, Olsa ka nisur të bëjë veprime të pakontrolluara kjo pasi stafi i djemve kishe vendosur në kolltukun e saj një rezistencë së cilës i ngrihej temperatura gradualisht. Nga nxehtësia, ajo pi ujin e saj dhe pa vetëdije merr edhe gotën e Armand Pezës, gjë që këtij të fundit i bëri shumë përshtypje.
Në një moment Olsa nuk duron dot më dhe çohet në këmbë dhe kërkon të ndërpritet emisioni, por vëllezërit i kanë treguar se bëhet fjalë për një kamer të fshehtë, gjë që ka shkaktuar të qeshura të shumta tek Olsa dhe paneli i të ftuarve.