Bukuroshes Keisi Medini i kanë bërë një kamër të fshehtë gjatë pjesëmarrjes së saj në emisionin ‘Kepi i Vipave’ e cila lidhej me babanë e saj, këngëtarin Sabian. Ronaldo dhe Jori ishin ata që i dhanë lajmin “e keq” Keisit, me pretekstin se policia italiane kishte arrestuar këngëtarin për trafik droge.
Keisi, me karakterin e saj të ftohtë që e karakterizon mori në telefon të gjithë pjesëtarët e familjes duke qenë se nuk e besonte dot lajmin e publikuar nëpër portale. Kur Jori, Ronaldo dhe stafi vendosën t’i tregonin në lidhje me kamerën e fshehtë, atëherë Keisi ka shpërthyer në lot.