Një magazinë në fshatin Marikaj, në Vorë ishte kthyer në një ambient të përshtatur për kultivimin e kanabisit me anë të pajisjeve të ndryshme elektrike që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Policia zbuloi brenda këtij ambienti 1035 bimë narkotike kanabis të kultivuara në vazo, 907 fidanë narkotikë kanabis të kultivuar në kubikë, ventilatorë, platforma për shpërndarjen e rrymës elektrike dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.
Policia shpalli në kërkim pronarin e banesës K.K., 46 vjeç, procedoi penalisht gruan e tij A.K., 44 vjeçe që ishte në dijeni të kultivimit të kanabisit, si dhe arrestoi faturistin e OSHEE-së Lulzim Sheteli. Ky i fundit nuk ka konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në këtë banesë.