Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje, pas mesnate.
Daniel Rika, 20 vjeç, ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga shkallët e banesës. I riu është trembur nga tërmeti që tronditi Lushnjen, dhe nga paniku për të dalë jashtë, është rrëzuar nga shkallët dhe ka humbur jetën.
Tërmeti me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter u ndje në orën 00.17 të së dielës.
Epiqendra e lëkundjeve ishte në Dushk të Lushnjes. Tërmeti u ndje edhe disa qytete të tjera si Tiranë, Durrës, Kavajë, Fier, Korçë, Pogradec, Vlorë etj.