Ramazan Rraja i cili u arrestuar më 19 prill në Fushë-Krujë, për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja ka kërkuar lirimin. Por Apeli i GJKKO-së ka vendosur mospranimin ankimit të paraqitur nga i hetuari Ramazan Rraja dhe avokati i tij Elton Hyseni. Ramazan Rraja akuzohet për sigurim kushtesh për të kryer vrasje.
Ndaj tij është ngritur edhe akuza e armëmbajtjes pa leje, pasi në momentin e arrestimit i është gjetur dhe një pistoletë. Bashkë me Rrahjan u arrestua edhe miku i tij Louis Konomi, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit.