Një shtëpi private ka marrë flakë mbrëmjen e të enjtes në zonën pranë Maternitetit të ri. Forcat policore kanë shkuar shpejt në vendngjarje dhe kanë mundur të vënë nën kontroll flakët.
Sipas News24 në momentin që ka rënë zjarri në banesë kanë qenë gjyshja dhe foshnja 6-muajshe. Foshnja ka ndërruar jetë ne spital, ndërsa gjyshja është në gjendje të mirë.
NJOFTIMI I POLICISË:
“Sot, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Gani Domi”, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e shtetases J. L. Si pasojë ka ndërruar jetë një foshnje 6 muajshe, ndërsa shtetasja J. L., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thotë policia.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.