Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë, në plazhin Vilë-Boshtovë.
Tre pjestarë të një familjeje, E.H 50 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, janë mbytur teksa laheshin në det.
“Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjestarë të së njëjtës familje (shtetasi E.H 50 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, nga Tirana).
Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare”, njofton policia.