Arsenali fitoi me poker golash ndaj Evertonit dhe shkëputet edhe më shumë nga Manchester City i vendit të dytë. Kjo është fitorja e tretë radhazi për skuadrën e Mikel Artetas, pas humbjes në shtëpi nga Siti, reagim që tregon se ekipi është pretendent kryesor për titullin kampion. Arenali ka marrë 9 pikë, me fitoret ndaj rivaleve të vështira, si Aston Vila, Lester Siti dhe Everton.
“Topçinjtë” shënua nga dy gola në çdo pjesë, në një sfidë që e kontrolluan. Në pjesën e parë, skuadra e drejtuar nga Arteta kontrolloi lojën, por e gjeti avantazhin në minutën e 40 me Saka. Martineli dyfishoi rezultatin pak përpara se të përfundonte pjesa e parë.
Odegard realizoi golin e tretë në minutën e 71’, ndërsa nëntë minuta më pas, Martineli shënoi golin e dytë personal dhe vulosi fitoren.
“Topçinjtë” shkojnë në kuotën e 60 pikëve në krye të Premier League, 5 më shumë se sa Manchester City.
Ndërsa Evertoni ngelet në vend të tetëmbëdhjetë në kupotën e 21 pikëve. Edhe Liverpool fitoi në takimin e prapambetur në javën e shtatë të kampionatit. Goli i parë erdhi në minutën e 73 nga Van Dajk. Ndërsa katër minuta më pas Salah realizoi golin e dytë, që solli qetësinë në stadiumin “Enfild”.
“Të kuqtë” arrijnë Fulhamin në renditje në vendin e gjashtë. Kurse Uolves ngelet në vend të 15 me 24 pikë.