Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje të pakta në zonat malore. Temperaturat minimale do të luhaten 7-15 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 16 -17°C në veri, 21 -25°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi deri në 10 m/sek, e duke filluar nga dita e enjte era kthehet nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri ne 15 m/sek, kryesisht ditën e premte.