Tre persona kanë mbetur të vrarë dhe 5 të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në kampusin kryesor të Universitetit Shtetëror të Miçiganit. Agresori është gjetur i vdekur disa orë pasi ka ndodhur sulmi dhe ende nuk është bërë i ditur shkaku i sulmit.
Sulmuesi hyri në dy vende në një ndërtesë akademike të quajtur Berkey Hall dhe në ndërtesën e Unionit të Universitetit Shtetëror të Miçiganit.
Sulmi vjen në këtë shtet vjen 1 vit pas një sulmi masive vdekjeprurëse më 30 nëntor 2021, në shkollën e mesme Oxford në Michigan ku një student 15-vjeçar hapi zjarr e vrau katër persona dhe plagosi shtatë të tjerë.