Sipas një studimi, inteligjenca juaj vjen nga nëna juaj. Gratë kanë kromozomin XX dhe burrat kanë kromozomin XY. Një kromozom është si një hard disk, që jeton në qelizat tona. Ai transporton gjenet tona tek pasardhësit tanë.
Dhe sipas këtij studimi, inteligjenca jonë vjen drejtpërdrejt nga kromozoni X dhe meqenëse nënat tona kanë dy, atëherë ka më shumë gjasa që zgjuarsia jonë të vijë nga ana e nënës.
I njëjti studim sugjeron që kromozomet XY kontribuojnë në aspektin fizik të fëmijëve tuaj. Sigurisht, këto teste janë bërë të gjitha te minjtë, por ka një shans mjaft të mirë që ky informacion të jetë i saktë edhe për njerëzit.
“Rëndësia e marrëdhënies emocionale për zhvillimin e trurit është demonstruar nga studiuesit në Universitetin e Uashingtonit, të cilët zbuluan për herë të parë se dashuria e nënës është vendimtare për rritjen e disa pjesëve të trurit.”
Këta studiues kanë analizuar për shtatë vjet mënyrën se si nënat lidhen me fëmijët e tyre dhe kanë zbuluar se kur mbështesin emocionalisht fëmijët e tyre dhe plotësojnë nevojat e tyre intelektuale dhe emocionale, në moshën 13-vjeçare hipokampusi i fëmijëve është 10% më i madh se ai i fëmijëve që nënat e tyre janë emocionalisht të largëta. Vlen të përmendet se hipokampusi është një zonë e trurit e lidhur me kujtesën, të të mësuarit dhe përgjigjet ndaj stresit.