Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit ka shpallur moskompetencën për të shqyrtuar kallëzimet e Partisë Socialiste dhe Ministrisë së Drejtësisë për çështjen e 21 janarit. Mësohet se SPAK i transferon kompetencat Prokurorisë së Tiranës për të nisur hetimet.
Dy kallëzimet e reja të PS-së erdhën pas publikimit të audiopërgjimit në media, i cili ishte pronë e familjarëve të Aleks Nikës.
Kallëzimet ishin për ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha dhe ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi.