Elbasani dhe Tirana kanë filluar festimet për Ditën e Verës. E cilësuar ndryshe si festa pagane që simbolizon largimin e dimrit dhe sjell ngrohtësinë. Për këtë festë janë organizuar aktivitete të ndryshme në qendrat e qyteteve ndërsa nuk do të mungojnë edhe ekskursionet në natyrë, deri tek dreka familjare, ku pjesë e pandashme do të jetë edhe ballokumja.
Në këtë ditë vendoset edhe verorja, një byzylyk prej fijesh të bardhë dhe të kuqe që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shihet dallëndyshja e parë. Presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama përcollën sot një mesazh urimi me rastin e “Ditës së Verës”.