Interi ka konfirmuar rinovimin e kontratës së Simone Inzaghit deri në qershor 2025.
Nerazzurrët lëshuan një deklaratë zyrtare sot në mëngjes.
“FC Internazionale Milano është i kënaqur të njoftojë se Simone Inzaghi ka nënshkruar një kontratë të re me klubin për të qëndruar si trajner deri në vitin 2025”, thanë gjigantët e Serie A.
Italiani u emërua në vitin 2021 duke zëvendësuar Antonio Conten.