Policia ka njoftuar ditën e sotme se janë bllokuar 12 mjete lundruese në Sarandë dhe në Vlorë, me qëllim parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve.
Në Radhimë, Ksamil dhe Sarandë janë bllokuar 7 mjete lundruese Jet Ski, në molin e portit të Vlorës janë bllokuar 2 anije turistike, në molin e portit të Vlorës janë bllokuar 2 anije turistike dhe në Dhërmi u bllokuan dy skafe për mungesë dokumentacioni.
Gjithashtu janë gjobitur drejtuesit me gjoba të cilat shkojnë nga 10.000 deri në 100.000 lekë.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112.