Ish-kryeministri Sali Berisha depozitoi një kërkesë të re në Gjykatën e Posaçme për zëvendësim të masës së sigurisë. Berisha kërkohen heqjen e masës ‘arrest në shtëpi’, por seanca në Gjykatën e Posaçme u shty për shkak të mungesës së prokurorit të çështjes.
Togat e zeza vendosën që seanca e radhës për shqyrtimin e kërkesës së Berishës të mbahet më datë 8 prill. Sali Berisha prej 30 dhjetorit të vitit të shkuar ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK.