Ministria e Arsimit ka njoftuar ditën e sotme se është shtyrë deri më datë 4 shtator regjistrimi i nxënësve të klasës së parë dhe nxënësve të klasave të dhjeta.
Ministria ka bëtë me dije se regjistrimi i nxënësve për vitin shkollor 2023-2024, për shkollën e mesme profesionale dhe gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç do të vijojnë të mbeten të hapura deri më datë 30 shtator 2023 në orën 23:59.