Një gjest i bukur humanizmi vjen nga një shqiptar i Kosovës i cili jeton në Slloveni. Alban Memqaj, pronar i një furrë buke në Slloveni ka menduar që të ofrojë bukë falas për të gjithë personat që kanë nevojë, duke konsideruar faktin se të gjithë shtetasit atje po kalojnë një situatë të vështirë për shkak të përmbytjeve të mëdha.
“Nëse keni nevojë për ndihmë, furra jonë ndodhet në Novi Mesto, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë të gjithë ata që janë në gjendje të vështirë për shkak të shiut të dendur dhe përmbytjeve’’, shkruan ai.