Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, shpalli të mërkurën zyrtarisht mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare më 17 dhjetor.
“Po jetojmë në kohë të vështira për mbarë botën, në kohën e sfidave globale, luftërave dhe konflikteve, në kohën kur është e nevojshme që të gjithë të jemi të bashkuar në luftën për ruajtjen e interesave jetike kombëtare dhe shtetërore të Republikës së Serbisë, një kohë kur do të përballemi me presione të shumta për shkak të marrëdhënieve me Kosovën dhe çështje të tjera rajonale dhe botërore”, tha Vuçiç pasi nënshkroi vendimin për datën e zgjedhjeve të reja.
Shpallja e zgjedhjeve të reja vjen në një kohë kur ndërkombëtarët po përpiqen për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, si edhe sulmit në Banjskë më 24 shtator.