Bashkia Shkodër është basti i madh i Partisë Socialiste, pasi për 32 vite rresht është kryesuar nga të djathtët. Nga kutitë e numëruara deri tani 83 nga 247 rezulton se kandidati socialist, Benet Beci deri më tani ka marrë 11.190 vota ndërsa kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Bardh Spahia ka arritur që të grumbullojë 7.349 vota.
Kjo është një surprizë e madhe për demokratët por një arritje e papritur për Partinë Socialiste. Nuk dihet sesi do të shkojë kjo garë e fortë, jo vetëm nga ana politike por edhe në thyerjen e një traditë plot 32-vjeçare.