Policia italiane ka njoftuar se ka shkatërruar një grup kriminal dhe kanë arrestuar 12 persona, mes tyre 6 shqiptarë. Grupi kriminal akuzohen se janë pjesë e një grupi kriminal droge.
Aksioni i policisë është zhvilluar në zonën e Teramos, në zonën pranë Ascolit dhe në Ravena. Mediat italiane raportojnë se grupit kriminal iu sekuestrua 200 kg kokainë dhe heroinë.
Tashmë të arrestuarit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur ndodhen pas hekurave në pritje të masës së sigurisë nga Gjykata.