Një 48-vjeçar ka ndërruar jetë në Golem. Shtetasi M. H., sapo ka rënë në kontakt me ujin, ka shfaqur probleme shëndetësore.
Dyshohet se 48-vjeçari ka vdekur si pasojë e arrestit kardiak.
48-vjeçarit i është dhënë ndihma e parë nga stafi mjekësor, por pavarësisht përpjekjeve humbi jetën.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.