Gjenden trupat e 2 punëtorëve nga 6 që janë zhdukur pas rrëzimit të urës në Baltimore. Pas shumë orë kërkimesh zhytësit kanë gjendur trupat e dy punëtorëve, që ishin në një furgon të kuq, që kishte përfunduar nën ujë pas rrëzimit të urës. Ata janë një 35-vjeçar me origjinë nga Meksika dhe një 36-vjeçar me origjinë nga Guatemala.
Edhe punëtorët e tjerë të zhdukur janë me origjinë nga Amerika Latine. Ende nuk dihet fati i tyre, por tashmë nuk ka gjasa që ata të jenë gjallë. Ekipet e kërkimit po mundohen që të gjejnë trupat e tjerë duke përdorur aparate me valë sonare.