Një 24-vjeçar rumun është kapur me para të falsifikuara që kapnin vlerën 100 mijë euro në aeroportin Këln-Bon. Policia njoftoi se kartëmonedhat ishin fshehur në një fund të rremë të një valixheje bosh. I riu është arrestuar përkohësisht, ndërsa bëhet e ditur se ai kishte ardhur nga Italia.
Sipas informacioneve, oficerët e policisë federale janë vënë në dijeni të premten për dy shqiptarë në një terminal aeroporti, që ishin në kërkim të rumunit.
Kur 24-vjeçari ka mbërritur, nëpërmjet një radiografi me rreze X janë zbuluar paratë e falsifikuara në fundin e valixhes. Ai duhej të dilte para gjykatës të premten.