Ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama ishte Kamza, ku foli me superlativa për kandidatin socialist Rakip Suli, e ku nuk ndali kunjat për Arjan Hoxhën nga radhët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ai u shpreh i bindur se rezultati do të jetë bindës aq sa Hoxhës do i bie infarkt.
“Mos rri në Kamëz kur të dali votimi elektronik, po të shkojë të doktori i zemrës se mos na i pushon zemra. Kamza nuk do bëhet socialistë në 14, por do vulosë me vullnetin e vet që nuk është as blu e as mavi, por kuqezi me Rakip Sulin. Nëse Kamza në orën 08:30 do dali ashtu siç thotë Rakipi dhe ju, atëherë, Kamza mua ma ka hëngër zemrën komplet dhe pastaj i vetmi i humbur do jetë Lali Eri, se do kalojmë të “Kipja i madh”, u shpreh kryeministri.
Një mesazh ka pasur edhe për demokratët e Kamzës.
“Nëse sot demokratët nuk kanë një parti që nuk i besojnë, por i ofrohet një destinacion kthim pas dhe vetëshkatërrimi nuk është e nevojshme të votojnë PS, por të votojnë Rakip Sulin, e kanë bërë detyrën”, tha Rama.