Konsumi i kafes në mëngjes është traditë dhe rutin për pjesën më të madhe të vendeve. Por, për disa të tjera kafeja konsumohet më shumë pas darke.
Ka disa arsye që kjo rutinë preferohet nga një pjesë e njerëzve duke nisur nga kultura deri të përfitimet e shëndetit.
Kultura
Kultura të ndryshme preferojnë të konsumojnë një filxhan kafeje pas një vakti. Për shembull, italianët preferojnë të pinë kapuçinon në mëngjes dhe kafenë në mbrëmje.
Holandezët në mbrëmjë preferojnë të konsumojnë një gotë të vogël me qumësht, që përmban një sasi të vogël kafeje. Kjo ka për qëllim të ndihmojë me tretjen e ushqimit. Në Francë, pas darkës, kafeja e zezë zakonisht shërbehet me pak konjak.
Përmban pak kalori
Me kusht që të mos shtohet sheqer, qumësht apo ëmbëlsues tjetër, kafeja përmban saktësisht 0 kalori. Për ata që hanë në restorante dhe përpiqen të humbasin peshë, kafeja e zezë është një alternativë e mrekullueshme ndaj ëmbëlsirave të pasura me kalori.
Largon ndjenën e përgjumjes
Konsumi i ushqimit në sasi të mëdha shkakton një rritje të niveleve të sheqerit në gjak. Për ta kompensuar, trupi lëshon insulinë. Kjo nga ana tjetër bën që truri të rrisë prodhimin e serotoninës, një neurotransmetues përgjegjës për gjumin.
Ndihmon me tretjen
Një nga çrregullimet më të zakonshme tek njerëzit mbipeshë dhe të moshuarit është kapsllëku. Kafeina bën që muskujt e zorrëve të kontraktohen më shpesh. Kjo ndihmon që mbetjet dhe ushqimi të lëvizin dhe të dalin nga sistemi tretës më shpejt.