Procedimi në Zvicër, e më tej dëbimi në 1997 duhet të ndalojë kandidimin për bashkinë e Shijakut të kandidatit të koalicionit Berisha-Meta, Rezart Tushes.
Kjo është kërkesa e Partisë Socialiste. Ato i kërkojnë kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që të çregjistrojë Tushen, pasi sipas tyre ligji ia ndalon kandidimin.
“Aktualisht KQZ ka rastin që zgjedhësve të Bashkisë Shijak t’u ofrohet për zgjedhje një kandidaturë që të garantojë “besimin e publikut për funksionin e organeve të zgjedhura shtetërore” dhe në këtë kuadër kandidati Rezeart Tusha nuk e ofron aspak këtë garanci.
Ndërprerja e kandidimit duke bërë çregjistrimin e në këtë fazë, në një eventualitet, mbron dhe garanton mirëfunksionimin demokratik të organeve të qeverisjes vendore”, thuhet në dokument.
Kjo kërkesë e PS vjen vetëm pak orë pasi Ilirjan Celibashi miratoi verifikimin paraprak të pastërtisë së figurës së kandidatëve, duke lejuar KZAZ-në që të regjistronte kandidatin e koalicionit Meta-Berisha.