Një shtetas palestinez ka marrë peng 7 punonjës të fabrikës amerikane ‘Proctor & Gamble’ (P&G) e cila ndodhet në dalje të qytetit të Stambollit. Mediat turke raportojnë se numri i të punonjësve të marrë peng ishte më i madh, por disa prej tyre janë liruar.
Policia raportohet se po negocion me pengmarrësin në mënyrë që të mos lëndojë pengjet dhe t’i lirojë ato. Oficerët e policisë ka rrethuar hyrjen në fabrikën e firmës amerikane dhe stafi mjekësor u dërgua menjëherë në vendngjarje.
Mediat lokale thonë se një flamur palestinez është pikturuar në hyrje të ndërtesës me një tabelë që thotë “dyert do të jenë të hapura për Gazën”.