Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Jeruzalemit në mbështetje të reformës së gjyqësorit e cila e ka zhytur vendin në një nga krizat më të thella politike në vend.
Më shumë se dy milionë izraelitë votuan për reformën në drejtësi. Reforma sipas kryeministrit Benjamin Netanjahut është e nevojshme për të frenuar tejkalimin e kompetencave nga ana e disa gjyqtarëve por disa kritikë thonë se reforma do të rrezikonte themelet demokratike të vendit.
‘Prezenca jonë këtu tregon se askush nuk ka të drejtë t’i thotë qeverisë tonë se çfarë të bëjë dhe të ndërhyjë në punët e brendshme të vendit. Ne kemi një kryeministër’, u shpreh një qytetarë.